Milano: 029 47 55 995 Bologna: 051 04 20 706 Verona: 045 78 60 405 Roma: 069 48 04 733 Tirana: 04 231 9005
test
Fluturimet
Për Udhëtarin
Transportuesi ajror i Kosovës “Kosova Airlines-KSA”
Schaffhauserstr. 129
8001 Zürich/ Glattbrugg
Zvicër
Pronar: Naim Ejupi
Nr. i firmës: CH-020.9.002.076-4
1. Juridiksioni i kushteve të përgjithshme të biznesit
Të gjitha shërbimet e TRANSPORTUESIT AJROR TË KOSOVËS “KOSOVA AIRLINES-KSA” (më tutje “Kosova Airlines”) pasojnë vetëm në bazë të kushteve të përgjithshme të biznesit në vijim. Përjashtimet nga këto kushte të biznesit janë te vlefshme, vetëm atëherë kur janë bërë si marrëveshje me shkrim dhe janë vërtetuar nga ne, po ashtu me shkrim.
2. Oferta dhe lidhja e kontratës
Ofertat për sistemin online të rezervimit paraqesin kërkesë të detyrueshme për klientin. Me regjistrimin përmes formularit online për rezervim, klienti lidhet detyrimisht gjatë përmbylljes së një kontrate për transport me kushtet valide për transportim të Kosova Airlines. Me pranimin nga ana e Kosova Airlines, vjen deri te lidhja e kësaj kontrate për transportim. Kosova Airlines deklaron pranimin e rezervimit, ne rastin kur e dërgon konfirmimin e rezervimit nepermjet një E-maili ose me ngarmikin e kreditkartes tuaj.
3. Kushtet e pagesës
Vlejnë çmimet, të cilat kanë qenë prezente e janë konfirmuar gjatë rezervimit. Pagesa realizohet vetëm nëpërmes një kreditkarte të pranuar nga Kosova Airlines. Pas pranimit të konfirmimit të rezervimit, i gjithë çmimi i biletës duhet të paguhet, gjë që ndodh dhe me këtë ngarkohet kontoja e kreditkartës së dhënë. Nëse banka ose instituti i kreditkartelave e refuzon pagesën, Kosova Airlines është e autorizuar që ta ndërpresë menjëherë kontratën dhe që ta anulojë rezervimin. Me këtë rast për secilin pasagjer ngrihet pagesa në vlerë prej 30.00 EUR, si pagesë që krijohet me përpunimin e rastit.
4. Premtim për konfidencialitet
Kosova Airlines garanton konfidencialitet të plotë për të gjitha të dhënat e pranuara nga klienti.
5. Dokumentet e udhëtimit
Pasagjeri merr nepermjet emailit konfirmin e rezervimit te cilen e perdor edhe si bilete udhëtimi. Një udhëtim, pa dokument valid për udhëtim, nuk është i pranueshëm. Biletat e aeroplanit, në rastin kur para nisjes shihet se shënimet dhe/ose emri nuk janë të njëjta me të dhënat personale të pasagjerit të dhëna gjatë rezervimit, nuk mund të pranohen si dokumente valide të udhëtimit. Pasagjerët me ndryshime të bëra në biletat e fluturimit/numrat e rezervimit përjashtohen nga fluturimi. Për ata vlen çmimi i tërësishëm i biletës. Për ridhënien e biletave, të cilat kanë humbur apo për raste të tjera, të cilat shkaktohen pa ndikimin e Kosova Airlines, ne e ngrisim një shumë për përpunim të rastit në vlerë prej 30.00 EUR për secilën biletë fluturimi. Për përmbushjen dhe zbatimin e rregullave për hyrje në shtetet tjera, për pasaporta dhe për viza, secili pasagjer e mban përgjegjësinë për vete. Kosova Airlines është e autorizuar që pasagjerit t’ia llogarisë dhe t’ia vë në faturë çdo shpenzim eventual, që krijohet si pasojë e mospërmbushjes së këtyre rregullave.
6. Ndërrim-rezervimi/Anulimet
Ndërrim-rezervimet dhe ndërrimet e emrave mund të bëhen sipas dispozicionit dhe pas pagesës së një shume të caktuar për ndërrim-rezervim, gjegjësisht për anulim dhe ato mund të bëhen me shkrim nga larg e afër, si dhe me gojë, me dhënien e numrit të rezervimit para ditës së fluturimit, gjatë orarit të punës në numrat e telefonit, faksit apo tek adresa që gjendet në faturë/konfirmimin e rezervimit.
Anullimet e fluturimit behen te mundura vetem me kerkes me shkrim Email ( .(JavaScript must be enabled to view this email address)) ose nepermjet faksit (Faks: +496925667626 ) ne dite pune deri ne oren 18:00. Anullimet te cilat behen te djelave ose dite festash perpunohen diten e pare te punes. Per anullim merret parasysh vetem dita ne te cilen Kosova Airlines e merr kete kerekes.
Anullimet:
• 48 ore para fluturimit: 50.00 EUR per çdo pasagjer
• 24 ore para fluturimit: 100.00 EUR per çdo pasagjer
• me pak se 24 h para fluturimit: 100% të çmimit të biletës.
Për anulime në ditën e fluturimit, llogaritet çmimi i tërësishëm i biletës (100% i çmimit të biletës). Për mosparaqitje në udhëtim (No Show) llogaritet i tërë çmimi i biletës.
Ndërrim-rezervimet:
Për ndërrim-rezervim llogaritet shuma prej 50.00 EUR. Po ashtu e aplikueshme është përveq 50 EUR. për ndërrim date edhe tarifa e biletës për kohën të cilen e bëni rezervimin.
Ndërrimet e emrave pasi të ketë kaluar koha e dita e fluturimit nuk pranohen.
7. Koha për Check-in Kosova
Airlines i këshillon pasagjerët që të paraqiten tek sporteli përkatës për përgatitje të pasagjerëve më së voni 120 minuta para nisjes. Përgatitja e pasagjerëve mbyllet 40 minuta para nisjes së aeroplanit. Kosova Airlines nuk mban përgjegjësi për paraqitje të mëvonshme. Pasagjeri është vetë përgjegjës për arritjen me kohë të aeroplanit, për fluturimet tjera lidhëse dhe shërbimet me pagesë që marrin/presin udhëtarët.
8. Konfirmimi i kthimit
Çdo klient i Kosova Airlines është i detyruar ta konfirmojë kthimin e tij të planifikuar brenda 24 deri 48 orëve, nëpërmjet telefonit tek Kosova Airlines. Konfirmimet e kthimeve mund të bëhen në numrat e telefonit që gjenden në biletë. Nëse nuk e konfirmoni kthimin dhe ai ju humb, atëherë shuhet e drejta për fluturim.
9. Bagazhi dhe dokumentacioni
Limiti i lejuar për bagazh për secilin pasagjer (asnjë bagazh i lejuar për foshnje) që paguan është 25 kg (Germanwings vetem 20 kg). Nuk është e mundshme që bagazhin e pashfrytëzuar ta bartni tek pasagjerët tjerë. Vetëm pasagjerët, të cilët kanë rezervuar njëkohësisht bashkë, mund t’i vendosin bashkërisht limitet e tyre të lejuara për bagazh. Bagazhi me mbipeshë mund të transportohet pas kryerjes së pagesës së paraparë, sipas tarifave për bagazh me mbipeshë. Marrja me vete e mbipeshës nuk mund të garantohet. Për përmbushjen dhe zbatimin e rregullave për hyrje në shtetet tjera, për pasaporta dhe për viza, secili pasagjer e mban përgjegjësinë për vete. Pasagjeri duhet të marrë vetë përsipër çdo shpenzim eventual, që krijohet si pasojë e mospërmbushjes së këtyre rregullave.
10. Lirime për fëmijë dhe të rinj
Fëmijët deri në 2 vjeç (pa të drejtë kërkese për ulëse) dhe të rinjtë deri në moshën 11 vjeçare paguajnë një çmim më të lirë. Me rëndësi është mosha e fëmijës gjatë nisjes. Kosova Airlines e ka të drejtën që para nisjes ta kontrollojë moshën e fëmijës dhe ta ngritë tarifën përkatëse.
11. Tjetërsimi
Tjetërsimet e kërkesave kundër Kosova Airlines janë të paefektshme.
12. Reklamimet
Reklamimet mund të bëhen në mënyrë të shkruar menjëherë pas përfundimit të fluturimit tek adresa në vijim: Transportuesi ajror i Kosovës “Kosova Airlines-KSA”
Kundenservice
Schaffhauserstr. 129
8001 Zürich / Glattbrugg-Schweiz
13. Vendi i arbitrazhit
Vendi i arbitrazhit është Zurich (Cyrihu).
14. Klauzola salvatoriane
Në qoftë se klauzola të veçanta të rregulloreve të dala janë tërësisht apo pjesërisht të paefektshme, atëherë validiteti i rregulloreve të tjera mbetet i paprekur nga kjo. Rregullorja e paefektshme zëvendësohet me një rregullore, e cila për nga qëllimi dhe kuptimi i rregullores së paefektshme është më e përafërt juridikisht dhe ekonomikisht.
15. Qëndrimi
Këto kushte i përkasin qëndrimit të datës 29.08.2008.
E themeluar së fundmi në Tiranë si pjesë e grupeve kredibile të fushës së transportit ajror; Eurokoha Reisen me partnerët e saj në Shqipëri.
Rrugëtimin e saj FlyAlbania e nis me kompaninë e mirënjohur italiane Livingstone Air.
Misioni i saj:
Zhvillimi i turizimit në Shqipëri
Organizimi dhe akomodimi i pushuesve nga Evropa për në bregdetin Shqiptar
Fluturimi me kohë, sigurt dhe komod nga Evropa për në vendlindje.
Agjensitë Turistike luajnë rol shumë të rëndësishëm për ne. Duke punuar së bashku ne u ofrojmë komunitetit qasje sa më të shpejtë dhe më efektive në planifikimin dhe rezervimin e udhëtimeve tyre. Agjensitë partnere të Fly Albania e kanë shumë më të lehtë dhe në mënyrë profesionale t’u shërbejnë klientëve të vet falë sistemit të rezervimeve të krijuar nga ne enkas për partnerët e tyre.
Ne përpiqemi t’ju ofrojmë klientëve tanë mundësi sa më të gjerë të mundshme që të kenë qasje kudo në Shqipëri tek agjentët tanë partnerë.
Për rregullat se si të bëheni agjentë/partnerë i Fly Albania, ju lutemi të dërgoni kërkesen tuaj në e-mail .(JavaScript must be enabled to view this email address)
Milano
Bologna
Verona
Roma
—
Tirana
+355 4 225 8992
+355 4 225 8993
+355 4 231 9005
+355 69 208 9062
—
Prishtina
+381 38 220 220
Tiranë
NTSH Eurokoha – Dega Shqipëri
Rruga e Durrësit, Pallati 124, Hyrja 6, Kati i parë,
Njësia Bashkiake 10, Tiranë
——
E-mail: .(JavaScript must be enabled to view this email address)
——
Milano
Tel: +39 029 47 55 995
——
Bologna
Tel: +39 051 04 20 706
——
Verona
Tel: +39 045 78 60 405
——
Roma
Tel: +39 069 48 04 733
——
Tirana
Tel: +355 42319005
Tel: +355 676081301
Zyrja Aeroport
Tel: +355 42381931
Call Center
——
Prishtina
Tel: +381 38 220 220
Livingstone,, kompani ajrore italiane, operon me fluturime brenda dhe jashtë Italisë, kryesisht nga baza e saj në Aeroportin e Milanos, si dhe nga Verona, Roma dhe Alghero. Ofron një shërbim të klasit të lartë, besueshmëri dhe mirësjellje. Ka një flotë mjaft të re dhe partneritet të fuqishëm me operatorët turistikë dhe agjencive të udhëtimit.

Germanwings GmbH, kompani ajrore me bazë në Këln / Bon të Gjermanisë, pronë e Lufthansa. Germanwings fluturon në mbi 75 destinacione të ndryshme nga Këlni / Boni, Shtutgarti, Berlini, Hanoveri dhe Dortmundi.

Air Berlin Plc (Air Berlin) është kompania e dytë më e madhe ajrore gjermane dhe e gjashta në Evropë për nga numri i pasaxherëve. Air Berlin realizon fluturime në mbi 84 destinacione në Evropë, 11 në Amerikën Veriore dhe 18 destinacione në Afrikë dhe Azi.

Edelweiss Air është kompani që ofron kualitet të lartë dhe dërgon pasagjerët në destinacionet më të njohura rreth-e-përçark botës.

Pegasus, është një nga kompanitë ajrore më të besueshme dhe stabile në Turqi për 20 vjet, si dhe partner i shumë operatorëve të mëdhenj turistik.
![]()
Germania E themeluar në vitin 1979, kompania ajrore Germania ka krijuar një emër të shquar në mesin e kompanive gjermane kryesisht falë standardeve të larta të mirëmbajtjes dhe sigurisë, shërbimit në bord, si dhe një shkalle shumë të lartë të përpikmërisë.
Koncepti dhe Implementimi
Kosova Airlines
Vellusha e Poshtme 17
10000 Prishtina
Kosova
Tel: +381 38 24 91 85
Aplikacioni
Sangat Technologies
Windhuker Straße 2
81827 München
Deutschland
Web: http://sangat.de/
CALL CENTER 24–ORË
Milano: +39 029 47 55 995
Bologna: +39 051 04 20 706
Verona: +39 045 78 60 405
Roma: +39 069 48 04 733
Bergamo: +39 035 04 60 220
Tirana: +355 4 231 9005
Genoa: +39 010 84 80 350
Cuneo: +39 017 11 68 0057
Pisa: +39 050 76 20 341
London: +44 203 12 91 050