AGJENTËT
Shqip EnglishItalian

Milano: 029 47 55 995   Bologna: 051 04 20 706   Verona: 045 78 60 405   Roma: 069 48 04 733   Tirana: 04 231 9005


Shërbimet speciale

Shërbimet speciale

Për Gratë Shtatzëne
Gratë shtatzëna, të cilat janë në javën e 28-të të shtatzënisë ose më pak, mund të udhëtojnë në aeroplanët e “FlyAlbania” pa kufizime. Sidoqoftë, për gratë në javën e 29-të të shtatzënisë e më lart, duke përfshirë edhe javën e 35-të, ne kërkojmë certifikën mjekësore që konfirmon se nuk do të ketë komplikime dhe konstaton datën e lindjes së foshnjës. Një certifikatë e tillë duhet të lëshohet nga mjeku që përkujdeset për gruan shtatzënë. Nga java e 36-të, grave shtatzëna nuk u lejohet të fluturojnë me neve.
Ne ju dëshirojmë juve dhe fëmijës suaj udhëtim të këndshëm!


Foshnjat dhe fëmijët

Foshnjat
Mosha: së paku 48 orë para moshës 24 muajshe
Në linjat brenda Gjermanisë foshnjat (mosha: së paku 48 orë para moshës 24 muajshe) udhëtojnë me 90% zbritje në fluturimet e “FlyAlbania”. Merret parasysh mosha e fëmijës në ditën e fluturimit dhe jo mosha e fëmijës në ditën e rezervimit. Ju lutemi, mbajeni në mend se çdo fëmijë duhet të shoqërohet nga një i rritur (së paku 18 vjeç). Vetëm një foshnjë mund të udhëtojë me një të rritur.
Gjatë ngritjes dhe aterimit të aeroplanit fëmija duhet të ulet në prehër të shoqëruesit. Foshnjat nuk kanë të drejtë të ulen në ulëse.


Fëmijët
Mosha: prej moshës 2-14 vjeç
“FlyAlbania” nuk ofron çmime speciale për fëmijë. Ju duhet të rezervoni një biletë udhëtimi për një fëmijë.
Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi na kontaktoni në qendrën tonë të shërbimeve.


Udhëtimi i fëmijës pa shoqërues
Ne ofrojmë kujdes të posaçëm shtesë për fëmijët që udhëtojnë vetëm.

Ju lutemi telefononi në Qendrën tonë të shërbimeve, në mënyrë që të mund të caktojmë këtë shërbim për fëmijën tuaj sa më parë.


Nëse dëshironi të bëni rezervim online, ju lutemi të kontaktoni Qendrën tonë të shërbimeve dhe ta regjistroni fëmijën tuaj.


Ju lutemi, na informoni më parë sa fëmijë të pashoqëruar kanë rezervuar vendin në këtë fluturim.


Më së shumti 18 fëmijë të pashoqëruar mund të udhëtojnë në secilin fluturim të “FlyAlbania”.

Të gjithë fëmijët e moshës 5-11 vjeç që udhëtojnë vetëm duhet të kontaktojnë FlyAlbania për procedurën e fëmijeve me shoqërim para fluturimit.

Prindërit apo kujdestarët mund të kërkojnë nga “FlyAlbania” ta miratojë këtë status për fëmijët më të vjetër (14-17 vjeç).

Më së shumti 6 fëmijë pa shoqërues mund të udhëtojnë në çdo fluturim të “FlyAlbania”. Fëmijës pa shoqërues nuk i lejohet të marrë kafshë shtëpiake me vete në kabinë.
Transporti mund të refuzohet nëse regjistrimi nuk është kompletuar dhe konfirmuar më përpara.

Çmimi prej 50€ për linjë paguhet krahas çmimit të biletës për kujdes ndaj fëmijës pa shoqërues. Kjo shumë paguhet në aeroport.

Definicion:
(Të gjithë fëmijët e moshës 5-11 vjeç që udhëtojnë vetëm)


Shoqëruesi i fëmijës:
Shoqëruesi i fëmijës (2-11 vjeç) duhet të jetë së paku 18 vjeçar, në mënyrë që të mund t’i marrë përgjegjësitë e veta.


Mënyra si ne përkujdesemi për fëmijën pa shoqërues gjatë udhëtimit të tij


Nga ju kerkohet qe te plotesoni formen me keto informacione vijuese:


Ju mund të përgatisni formën për të miturin pa shoqërues në avans.
Kjo do t’ju kursejë kohën në check-in desk. Thjesht, vetëm printoni formën standarde në dy kopje dhe plotësojeni në shtëpi me infomata në avans.

Minimumi i kohës së kontrollit për fëmijën pa shoqërues është minimumi i kohës së kontrollit plus një orë shtesë.

Para nisjes

Nëse siguroni lejekalim nga tryeza e “Fly Albania” (në pajtim me rregullat) ju mund të shoqëroni fëmijën deri te porta e nisjes. Para nisjes, ju do ta dorëzoni fëmijën tuaj tek anëtari i personelit tokësor, i cili do ta shoqërojë fëmijën në aeroplan ku do të kujdeset ekuipazhi i kabinës.

Në aeroplan

Në aeroplanin e “FlyAlbania” një radhë e ulëseve është e rezervuar posaçërisht për fëmijët pa shoqërues. Këtu ekuipazhi i kabinës do të jetë vazhdimisht pranë fëmijës suaj dhe do të kujdeset për të.

Pas aterimit

Pas arritjes në aeroportin e përcaktuar, fëmija juaj do të merret nga aeroplani nga stafi tokësor. Në dalje, fëmija juaj do t’i dorëzohet personit që ju e keni caktuar në formën për të miturin pa shoqërues. Për fëmijën tuaj do të kujdeset personeli ynë gjatë tërë udhëtimit. Me ne, fëmija juaj do të jetë në duar të sigurta!








CALL CENTER 24–ORË


Milano: +39 029 47 55 995

Bologna: +39 051 04 20 706

Verona: +39 045 78 60 405


Roma: +39 069 48 04 733

Bergamo: +39 035 04 60 220

Tirana: +355 4 231 9005


Genoa: +39 010 84 80 350

Cuneo: +39 017 11 68 0057

Pisa: +39 050 76 20 341


London: +44 203 12 91 050



Numrat tjerë


© 2013 Fly Albania

Site-Map

Termet dhe Kushtet

Kontakti

Impressum